Kylian Mbappe e mbyll aventurën e tij te PSG-ja në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi francez është shpallur “Lojtari më i mirë i sezonit” në Ligue 1. Çmim që e merr për të 5-tin vit radhazi.
Në fjalën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Mbappe foli për largimin nga SPG-ja, ndërsa nënvizoi se hapi i ardhshëm i tij do të jetë shumë emocionues. Gjithmonë ka dhënë maskimunin dhe e ka mjaft të vështirë të largohet nga parizienët, ku ka bërë historinë.
“Kapitulli i radhës për mua do të jetë shumë emocionues. Do të zbuloj gjëra të reja me siguri dhe kjo më lumturon pa masë. Është më e vështirë nga sa duket ky moment i lamtumirës. Po mbyllet një kapitull i jetës sime.
Më vjen mirë që jam mundur në çdo moment të nderoj dhe të jem një përfaqësues i denjë i Ligue 1. I falenderoj të gjithë njerëzit në klub, presidentin. Do të më mungojë skuadra, klubi. Por, largohem nga PSG me kokën lart.
Babai im kërkonte që të bëja histori në Ligue 1 para se të largohesha nga kampionati. Për mua ishte një udhëtim i gjatë në këtë kampionat dhe ndjehm i lumtur për gjithçka”, u shpreh Mbappe.
👀🇫🇷 Kylian Mbappé: “My next chapter will be very exciting. I’m going to discover new things — that makes me very happy”.
“My father wanted me to make history in Ligue 1 before leaving. It’s been a long journey and I’m very happy to have done it”. pic.twitter.com/Y97h41caaQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2024