Skuadra e Dinamo Zagrebit mposhti 3:1 Rijekan në ndeshjen finale të Kupës së Kroacisë.
Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan falë asistëve të lojtarit shqiptar, Arbër Hoxha, shkruan LIG Sport
Hoxha fillimisht bëri një asist te goli i Petar Susic në minutën e 28’të dhe më pas në minutën e 42’të asistoi te goli i Martin Baturinas.
— HNLGoals (@HnlGoals) May 22, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një super ndeshje dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në finale.
25-vjeçari iu bashkua Dinamo Zagrebit gjatë afatit të janarit, kurse në fund të sezonit u kurorëzua me dy tituj, Kupën e Kroacisë dhe Kupën e Ligës.
— HNLGoals (@HnlGoals) May 22, 2024