Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është larguar përfundimisht nga Legia e Warsawa.
Zyba ishte huazuar te skuadra polake gjatë muajti shkurt të këtij viti nga kampioni i këtij sezoni, Ballkani, shkruan LIG Sport
Mesfushori 23-vjeçar tani rikthehet te skuadra nga Suhareka ku ka kontratë deri në vitin 2025, por e ardhmja e tij është në dyshim pas afatit të transferimeve gjatë verës.
Kujtojmë që me Legian, lojtari kosovar bëri gjashtë paraqitje.
“Qëndrim, faleminderit që luajtët me klubin tonë. Ju urojmë suksese në fazat e mëtejshme të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Qendrim Zyba odchodzi z Legii.
Dziękujemy i życzymy powodzenia w dalszej karierze.
➡️ https://t.co/nUJgQvkuGN pic.twitter.com/zhKtJn7u2u
— Legia Warszawa (@LegiaWarszawa) May 24, 2024