Rey Manaj arriti që brenda një sezoni, të shndërrohej në hero te skuadra e Sivasporit, duke fituar zemrën e të gjithë tifozëve.
Sulmuesit lushnjar në shenjë nderimi iu besua edhe shiriti i kapitenit në duelin e fundit të kampionatit ndaj Kajserispor. Një përballje kjo që ishte dhe e fundit për Manajn me fanellën e Sivasporit.
Në fund të triumfit 2-1 në derbi, 27-vjeçari pati një përshëndetje speciale me tifozët, ndërkohë që nuk mungoi as një status mirnjohës në “Instagram”.
“Të dua Sivaspor, do të jesh gjithmonë në zemrën time! Faleminderit për gjithçka”.
Me skuadrën bardhekuqe, Manaj shënoi 18 gola në 33 ndeshje të kampionatit. Lushnjari sezonin e ardhshëm pritet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, për t’u transferua në një skuadër më prestigjioze.
Rey Manaj, maç sonunda Sivasspor tribünlerini selamlıyor 👋pic.twitter.com/0Y1wDh1Zdx
— De Marke Sports (@demarkesports) May 25, 2024