Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer në vendlindje menjëherë pas përfundimit të sezonit në Bundesliga të Austrisë.
Berisha është pjesë e LASK Linzit që e mbylli sezonin në pozitën e tretë, duke siguruar fazën para-kualifikuse në UEFA Europa League, shkruan LIG Sport
Futbollisti kosovar ka bërë një pazar sa po qendron në Prishtinë. Ai ka blerë një veturë të tipit Audi Q7 që kap vlerën e 60 mijë eurove.
Mesfushori i Linzit është i ftuari i parë i trajnerit Franco Foda për ndeshjen miqësore të muajit qershor ndaj Kombëtares së Norvegjisë.