Skuadra e Bayer Leverkusenit arriti t’i fitonte dy tituj gjatë këtij sezoni 2023/24, atë të Bundesligas dhe Kupën e Gjermanisë.
Titujt po i shijon edhe gruaja e Granit Xhakës, Leonita, shkruan LIG Sport
Ajo ka publikuar disa foto nga triumfi i mbrëmshëm i klubit gjerman në DFB Pokal.
Leonita mori titullin dhe bëri disa foto me të dhe sigurisht me burrin e saj, Granit Xhakën – i cili ishte golashënuesi i vetëm i ndeshjes finale ndaj Kaiserslauternit.
Në formë shakaje, kjo i bie që gruaja e lojtarit shqiptar ka puthur më shumë tituj këtë edicion sesa Harry Kane i Bayern Munchen.