Pas një sezoni fantastik dhe një rritje në muajt e fundit, Mirlind Daku nuk mund të mungonte në listën e Shqipërisë së Silvinjos.
Ky futbollist është i ftuar për Europianin e Gjermanisë, teksa do të jetë në konkurrencë me Brojën dhe Manajn.
Ndërkohë ka mbërritur oferta e parë zyrtare për Dakun në këtë merkato vere. Në Rusi raportojnë se një ekip nga Turqia, ka kërkuar blerjen e kartonit.
Pavarësisht se nuk bëhet ende i ditur emri i ekipit, thuhet se Rubin Kazan do të pres mbarimin e EURO24 pasi janë të sigurt se Daku do të shkëlqejë dhe se vlera e kartonit të tij do të rritet.
video-output-4D2E548C-F506-4CBC-A78E-298021E394B3