Dy fituesit e UEFA Champions League me Real Madridin, Toni Kroos dhe Antonio Rudiger janë bashkuar me grupin te Kombëtarja e Gjermanisë.
Dyshja sot u paraqiten në grumbullim dhe dolën mënjëherë në stërvitje të lehta, shkruan LIG Sport
Kroos dhe Rudiger të shtunën e kaluar luajtën finalen e Ligës së Kampionëve ku dolën fitues ndaj Borussia Dortmundit.
Kujtojmë që Toni Kroos ka për t’i zhvilluar ndeshjet e fundit me fanellën e Gjermanisë në Euro 2024 dhe do të pensionohet nga futbolli aktiv.
Our Champions League winners have arrived 😍🏆#DFB #GermanFootball #GermanMNT #EURO2024 pic.twitter.com/681UbKHUPt
— German Football (@DFB_Team_EN) June 5, 2024