Shqipëria po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore, që do të luhet kundër Azerbajxhanit. Një dëmtim në stërvitje mesa duket ka pësuar dhe Asani.
“Pak sprajt dhe do të bëhesh mirë vëlla”, shkrun fizioterapisti Indrit Skrela që e shoqëron me një foto ku po i jep Asanit ndihmën e shpejtë. Ky i fundit e ka ripostuar foton, teksa çdo gjë duket të jetë nën kontroll.
Kujtojmë se testi miqësor me Azerbajxhanin do të luhet ditën e premte, ora 19:00. Kjo do jetë dhe prova e fundit për kuqezinjtë para Gjermanisë.