Sylvinho ka përzgjedhur përfundimisht 26 lojtarët e besuar për Euro 2024. Portieri Simon Simoni është detyruar të lërë grumbullimin me Kombëtaren, pasi është ai i “sakrifikuari”.
Kujtojmë se për fazën përgatitore, trajneri brazilian ishte nisur me 27 lojtarë. Portieri i Frankfurt ishte dhe më i riu në listë.
Vetëm 19 vjeç, Simoni shihet si kontigjent i vlefshëm për të ardhmen. Kujtojmë se Kombëtarja do të udhëtojë sot pasdite drejt Gjermanisë.
Atje fillon zyrtarisht stërvitja për ndeshjen e parë në grup. Shqipëria luan kundër Italisë më 15 qershor ora 21:00 në “Signal Iduna Park”.
LISTA ZYRTARE:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi