Kombëtarja e Turqisë pësoi humbje ndaj Polonisë në miqësoren e fundit para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024.
Një super paraqitje zhvilloi mesfushori i Real Madridit, Arda Gulet, shkruan LIG Sport
Guler u inkuadrua në lojë gjatë fillimit të pjesës së dytë dhe në 45 minuta që pati arriti t’i tregonte aftësitë e tij fantastike.
Madje Guler sipas Flashscore e kishte notën më të lartë të paraqitjes, 8.1 – edhe pse ekipi i tij u mposht 2:1 ndaj Polonisë.
Kujtojmë që në Euro 2024, Turqia është në grup me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Arda Guler’s highlight in 45mins vs Poland 🇹🇷💫
🎥 : @grozev_rumen pic.twitter.com/KwAMCJ6SJf
— 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐚𝐬🏖️ (@NikolasRMFC) June 10, 2024