Kombëtarja ditën e djeshme ka nisur përgatitjet për duelin me Italisë, nsfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00.
Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët synojnë ta nisin këtë aventurë europiane me rezultat pozitiv.
Stërvitja ka vazhduar intensivisht, teksa vetëm një lojtar ka “shqetësuar” stafin e Sylvinhos. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, i cili ka ndjerë dhimbje në shpinë.
Nuk duket gjë serioze, por gjithsesi gjendja e tij po vëzhgohet nga stafi mjekësorë. Kujtojmë se dueli me italianët do të luhet në “Signal Iduna Park” në Dortmund.