Mesfushori i Italisë, Bryan Cristante ka folur në prag të ndeshjes që kombëtarja e tij do të luajë përballë Shqipërisë në Euro 2024.
Në një intervistë të dhënë për UEFA-n, Cristante e vlerëson maksimalisht Kombëtaren kuqezi.
Lojtari i Romës thotë se Shqipëria është një ekip i vështirë për t’u përballur pasi në përbërje janë lojtarë që i njohin mirë.
“Shqipëria është një ekip i fortë, si të gjithë në Europë. Ata janë të vështirë për t’u përballur, ata kanë shumë lojtarë që luajnë me ne dhe kundër nesh në kampionat. Ata sigurisht që na njohin mirë, dinë të përballen me ne dhe ndoshta kjo është pika e tyre e fortë.
“Megjithatë ne e dimë se nëse japim 100% dhe qëndrojmë të përqendruar te goli, mund të fitojmë”, është shprehur Cristante.