LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Sylvinho nuk i frikësohet Kroacisë: Në fushë për fitore

    Sylvinho nuk i frikësohet Kroacisë: Në fushë për fitore

    June 18, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria do të luajë nesër kundër Kroacisë, ndeshje e dytë për grupet e EURO 2024. Para kroatëve, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri Sylvinho.

    “Timonieri” i kuqezinjve tregoi se si është atmosfera në kampin kuqezi, ndërsa theksoi se Italia është lënë pas. Ai evidentoi faktin se si mund të triumfonin ndaj Axurrëve dhe një gjë të tillë mund ta tentojnë sërish nesër ndaj kroatëve. Në fjalën e tij para gazetarëve ai tha:

    “Në këtë moment jemi në rregull. Kemi pasur një sesion trajnimi të shkurtër. Do të kthehemi në hotel të flasim me stafin. Për momentin nuk kemi asnjë të dëmtuar.

    Ngarkesa pas Italisë? Ky është një grup shumë i vështirë. Është gëzim shumë i madh për ne që luajmë këtu. Mësojmë te këto grupe. Në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Siç kemi thënë është një gëzim që të luajmë. Këto skuadra kanë lojtarë të niveleve të larta. Është një gjë e mrekullueshme të luajmë kundër këtyre ekipeve. Kemi shumë gjëra për të mësuar. Unë asnjëherë nuk do të heq dorë. E kemi respektuar Italinë, por ishim në lojë deri në minutën e fundit. Ndoshta nesër do të fitojmë, kush e di, por do të jemi aty për të luajtur futboll.

    Kroacia? Mund të flasim për lojtarët individualë më vonë. Ne kemi mbaruar që ndeshja e Kroacisë ka mbaruar 3-0. Por, ata kanë luajtur shumë mirë. Ka shkaktuar probleme të mëdha për Spanjën. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Spanja në 29 minuta ka shënuar gola që i duheshin. Por, Kroacia ka një cilësi të madhe. Kanë posedimin e topit shumë të mirë. Nuk mund të themi që Spanja fitoi 3-0 dhe e kishte shumë të lehtë. Ju e keni parë ndeshjen vetë. Është gëzim i madh të luash kundër lojtarëve të mëdhenj. E njoh Xhorxhinjon nga 2017-ta, është i mrekullueshëm. Kapiteni ynë ka fituar Ligën e Europës. Kemi shumë lojtarë të mirë që janë të rinj. Duhet të jemi të durueshëm. Kemi luajtur një lojë të mirë kundër Italisë. Kemi lojtarë me përvojë dhe kjo është e mirë për ekipin kombëtar. Do të shohim drejtt të ardhmes.

    Atmosfera? Nuk është se nuk e sulmuam Italinë. Ata nuk na lejuan. Ata ishin shumë mirë të bllokuar. Kemi sulmuar me 3, ata kanë pasur 3-4, pastaj 5 që ktheheshin prapa. Kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani. Italia është mbrojtur shumë mirë. Ky kompeticion ka nivelin shumë të lartë. Kemi të bëjmë me një futboll të një niveli shumë të lartë. Natyrisht duhet të bëjmë më të mirën e mundshme. Kjo është sfiduese dhe kjo e bën futbollin shumë pasionante. Duhet të shfrytëzojmë eksperiencën. Natyrisht që kemi një rrugë përpara. Në bazë të kësaj them që kemi bërë një ndeshje të mirë. Ata na kanë dhënë dy gola. Ne kishim mundësi në fund të barazonim.

    Mesfusha e Kroacisë? Mesfusha është zemra e ekipit kroat. Janë me të vërtetë lojtarët më të mirë aty. Perisiç ka luajtur me Interin. Ka aftësi të mira. Lojtarët e mesfushës së Kroacisë kanë pasur një karrierë shumë të mirë. Kanë pasim shumë të mirë të topit. Duhet të përgatitemi sa më mirë për pjesë të tjera të fushës. E dini që aty është zemra e skuadrës. Kjo do të jetë një sfidë për ne”, përfundoi ai.

    Kujtojmë që ndeshja Kroaci – Shqipëri është programuar të zhvillohet nesër në orën 15:00.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.