Sot në mesditë luhet super ndeshja Shqipëri – Kroaci në Hamburg me fillim nga ora 15:00, në kuadër të Kampionatit Evropian, Euro2024.
Ish trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka folur për mediumin kroat, Sportske Novosti në lidhje me këtë ballafaqim, ku e cilëson Kroacinë favorit, megjithatë thotë se në asnjë moment nuk duhet të nënvlerësohet Shqipëria.
“Kam qenë në Dortmund, jam i lidhur me shqiponjat. Pra, dihet se Kroacia është favorit në çdo aspekt, në raport me lojën, përvojën e Modricit dhe ekipit. Mirëpo, do të ishte e rrezikshme, madje e pakuptimtë, t’i nënvlerësoni shqiptarët rastësisht. Unë i mësova të luanin në mbrojtje, Sylvinho e rafinoi atë. Hajde, pranoje, a nuk është një mrekulli e vogël futbolli që Shqipëria zuri vendin e parë në grupin e saj në eliminatoret për këtë Euro dhe ishte më e mirë se Çekia dhe Polonia? Pra, jini të zgjuar”, tha fillimisht Reja për mediumin kroat.
Më pas ai e ripërsëriti që kroatët duhet të jenë të koncentruar, pasi edhe Shqipëria do tre pikët.
Po e them edhe një herë, mos e mashtroni veten, nuk do ta keni të lehtë. Në fakt, Kroacia e ka vënë veten në pozitë të vështirë me rezultatin 0-3 ndaj Spanjës. Duhet një fitore ndaj Shqipërisë, por pasi mrekullitë mund të ndodhin në futboll, edhe shqiptarët mendojnë se mund të nxjerrin një fitore, kështu që me ato tre pikë do të arrinin në vendin e tretë. Dhe ju, mos harroni, edhe kur me siguri fitoni pikë ndaj Shqipërisë, të duhet një rezultat pozitiv në fund ndaj Italisë. Nuk është e lehtë për ju”, përfundoi ai.