Kombëtarja shqiptare ka nisur punën për duelin me Spanjën. Duel ky që do të luhet ditën e hënë në orën 21:00 në Dusseldorf.
Në konferencën për shtyp të ditës së sotme ishte i pranishëm Arbër Hoxha. Sulmuesi i Kombëtares ka theksuar se kuqezinjtë nuk kanë asgjë për të humbur dhe se do të provojnë gjithçka për gjithçka për fitoren ndaj spanjollëve që do të sjellë më pas edhe kualifikimin për në fazën tjetër.
“A do të jeni nga minuta e parë ndaj Spanjës? Aq minuta që më kanë dhënë kam dhënë maskimumin. Së pari jam shumë i lumtur që jam këtu. Ndaj Italisë nuk u çasëm mirë në sfidë, ndaj Kroacisë mund të bënim më mirë. Me Spanjën mund të bëjmë mirë dhe të marrim 3 pikët.
Me cilin klub je tifoz? Me Real Madrid.
Spanja? Ka një grup të jashtëzakonshëm. Bënë një ndeshje të mirë ndaj Italisë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën ne të hënën. Asgjë tjetër përveç fitores nuk ka jep kualifikimin.
Sa shanse kemi për kualifikimin? Duke parë që me Kroacinë luajtëm mirë, nuk u dorëzuam dhe ndaj Spanjës do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren.
Emocionet? Çdo lojtar ka një motiv shtesë kur hyn në fushë dhe merr mbështetjen e tifozëve. Më vjen mirë që shënuam golin e dytë dhe e ndihmova skuadrën të bënim mirë.
Paraqitja e mirë te Kombëtarja, a ju ngacmuan shokët e Dinamos Zagreb? Fola me to pas ndeshjes, më uruan për paraqitjen time të mirë. Kaq ishte e gjitha.
Çfarë mendon për Spanjën? Spanja është një nga skuadraat më të mria të Euro 2024. Ka bërë paraqitje të mira, por ne nuk u trembemi dhe do të bëjmë më të mirën.
Paraqitjet me Dinamon kundër Betis në Europa League? Kam dhënë asist dhe e mbaj mend mirë. Shpresoj që edhe ndaj Spanjës të bëjmë paraqitje të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv.
Kush është lojtari i pëlqyer te Spanja? Lojtari më i fortë është Rodri dhe Ëilliams.
A je gati për një fanellë titullari ndaj Spanjës? Kjo është një motiv shtesë për mua. Sa për titullar do të vendosë trajneri. Kur të hyj në fushë do të jap më të mirën time.
Çfarë duhet të bëjmë ndaj Spanjës për fitoren? Duhet të hyjmë mirë në fushë dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të bërë mirë.
Çfarë mësimi keni marrë në Euro 2024? Nga loja në lojë jemi rritur. Ndaj Italisë nuk e nisëm siç duhet, kemi bërë më mirë ndaj Kroacisë. Shpresojmë ndaj Spanjës të bëjmë më mirë.
Në janar kalova te Dinamo Zagreb. Kam patur rritje dhe në mars erdha në Kombëtare. Euro 2024 është “qershia mbi tortë” për mua.
E ardhmja? Gjatë kësaj peridudhe nuk kam menduar shumë. Kam 6 muaj te Dinamon dhe jam i fokusuar aty dhe në Kombëtare.
Sa fitojmë kundër Spanjës? Kanë rëndësi 3 pikët.
Kroaci – Itali? Personalisht preferoj Kroacinë para Italisë”, mbylli talenti kuqezi.