Tomas Strakosha ka folur për mikrofonin e “Corriere dello Sport”-it pas ndeshjes me Kroacinë.
Portieri shqiptar ka thënë se një barazim i tillë është diçka e madhe për popullin tonë, ndërsa tashmë një i pret përballja me Spanjën. Sipas tij, një sfidë e vështirë, por jo e pamundur.
“Jemi pak të mërzitur, sepse merituam të fitonim. Në fund një barazim si ky është diçka e madhe për njerëzit tanë. Jemi të lumtur, tani na pret një betejë me Spanjën. Sfidë e pamundur? Asgjë nuk është e pamundur.
“Na mungon një hap më i lartë. Kalova 10 vite në Itali. Ishin vite të bukura, intensive. I shijova. Nuk më mungon kampionati italian, por më mungon Italia dhe miqtë që lashë pas”, ka thënë Tomas Strakosha.