Kombëtarja e Zvicrës barazoi mbrëmë 1:1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, duke siguruar kështu kualifikimin në 1/16 e finales.
Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit bëri një super paraqitje dhe madje u shpall “lojtari i ndeshjes”, shkruan LIG Sport
Pas takimit, kapiteni i “Helvetikëve” tha se kjo paraqitje ishte fantastike dhe se rezultati në fund nuk ishte i drejt.
Por Xhaka u shpreh tejet i lumtur dhe se skuadra e tij mendon që mund ta mposht këdo.
“Unë mendoj se kur shihni gjermanët duke brohoritur, ne mund të jemi krenarë për veten tonë. Nuk është gjithmonë e lehtë kundër një ekipi të tillë. Megjithatë, barazimi i vonë dhemb. Thamë me vete, ne kemi sfidën tonë. Kjo filloi sot. Sigurisht që duhet të komplimentoni edhe kundërshtarin. Por mbi të gjitha duhet të jemi krenarë për veten tonë.”
“Të gjithë luftuan për njëri-tjetrin dhe vrapuan për njëri-tjetrin. Ne gjithmonë kemi thënë se duhet të jetë një ditë shumë e mirë. Duhet të kalojmë kufirin. Atëherë ne mund të mposhtim këdo”, u shpreh Granit Xhaka