Kombëtarja e Shqipërisë sonte ballafaqohet me Spanjën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit B në Kampionatin Evropian, Euro2024.
Mbi 30 mijë shqiptarë pritet të jenë në stadium, por jashtë janë edhe më tepër se aq dhe po krijojnë atmosferë impozante, përcjell LIG Sport.
Para pak çasteve, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e tifozëve jashtë stadiumit, ku shihen se janë tepër shumë në numër dhe tregon se Dusseldorfi sot po flet shqip.
Ja pamjet mahnitëse: