Shkodran Mustafi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti me origjinë shqiptare i është bashkuar stafit të kombëtares gjermane.
32-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U-17. Mustafi do të jetë ndihmës trajner i Mark Maister.
“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Mark Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008.”
Nga ana e tij Mustafi u shpreh tejet i lumtur për aventurën e tij të re, teksa nuk harron objektivin e tij të madh: “Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A”, thuhet në njoftimin e Federatës Gjermane të Futbollit.
Willkommen zurück beim DFB, Shkodran Mustafi! 🖤❤️💛
Der Weltmeister von 2014 verstärkt unsere #U17-Junioren ab dem 1. Juli als Co-Trainer 🙌
👉 Alle Infos: https://t.co/d05QIhrBk6#HERZZEIGEN 📸 Imago pic.twitter.com/r4yc5Vznry— DFB-Junioren (@DFB_Junioren) June 25, 2024