Keidi Bare ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale largimin nga Espanyol. 26-vjeçari kaloi 4 vite te katalanasit, teksa tashmë është në negociata për skuadrën e re.
Bare pritet të qëndrojë në La Liga. Interes për të ka shprehur Rayo Vallecano. Te këto të fundit luan Ivan Balliu.
Në rast se gjithçka do finalizohet, Bare do i bashkohej shokut të Kombtares shqiptare. Kujtojmë se klubet e tjera të përmendura për mesfushorin shqiptar janë Olympiacos dhe Leganes.