Armando Broja është emri i nxehtë në merkaton e legjionarëve. Sulmuesi i Shqipërisë pritet të largohet nga Chelsea dhe të interesuarit janë të shumtë.
Jo vetëm nga Anglia, por klube nga ligat elitare kanë në listën e tyre bomberin.
Vetë 22-vjeçari ka pranuar se në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga.
“A kam ofertë nga Milani? Se di (Qesh), nuk mund të flas më shumë… Po, kam disa oferta nga Bundesliga, Premier League dhe LaLiga. Mundem edhe të qëndroj te Chelsea, kam kontratë edhe për 4-5 vjet”, tha Broja.