Armando Broja ishte i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në TV Klan ku foli për aventurën e tij në Euro 2024. I pyetur për lënien në stol gjatë gjithë ndeshjes ndaj Kroacisë, sulmuesi zbuloi ndjenjat e tij pas vendimit të Sylvinhos.
“Si çdo lojtar u mërzita, por respektoj vendimet e trajnerit. Këtë mërzitje duhet ta përdor si benzinë për të bërë mirë. T’i tregoj trajnerit që mund të luaj edhe unë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si ekip. Pas ndeshjes, pamë në telefon që kishim mundësi të fitonim ndeshjen. Patëm shumë raste, e mund të shënonim më shumë gola.
Kroacia nuk është e lehtë, kanë prekur finale. E dinim, por rezultati 2-2 ishte i bukur ama mund të bënim më shumë për 3 pikë. Ndaj Spanjës me një barazim edhe mund të dilnim nga grupi. Nuk është se këto ndeshje na kanë shkatërruar, ne kemi patur mundësi të fitonim”, tha Broja.