Kombëtarja e Zvicrës siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Italinë.
Granit Xhaka bëri një tjetër paraqitje fantastike, duke mbajtur mesfushën e “Helvetikëve” i vetmuar, shkruan LIG Sport
Gazetari i njohur anglez, Sam Dean e ka përshkuar mesfushorin shqiptar si më të mirin në botë sidomos që kur mbushi 30-vjet.
“E drejtë, po e them. Që kur mbushi 30 vjeç në shtator 2022, Granit Xhaka ka qenë një nga mesfushorët më të mirë absolut në botë. Vendimtare për Arsenalin, fitoi Bundesligën pa humbje, shënoi fitore në finalen e Kupës së Gjermanisë, Lojtari i ndeshjes në 2 nga 3 ndeshjet e grupit në Euro 2024”, ka shkruar Sam Dean në rrjetet sociale
Kujtojmë që tani Zvicra e pret fituesin mes Anglisë dhe Sllovakisë për ta mësuar kundërshtarin e radhës.
Right, I’m saying it. Since he turned 30 in September 2022, Granit Xhaka has been one of the absolute best midfielders in the world. Crucial to Arsenal’s title charge, won the Bundesliga unbeaten, scored the winner in the German Cup final, MoM in 2 of 3 group games at #Euro2024
— Sam Dean (@SamJDean) June 29, 2024