Diogo Costa, portieri i Portugalisë dhe MVP i ndeshjes pasi priti tre penallti nga tre gjuajtje kundër Sllovenisë, komentoi kualifikimin në çerekfinale, siç raporton Uefa.com.
“Kur prita rastin e Sesko, mendova se mund ta bëja, lexova gjuhën e trupit të tij dhe arrita të ndihmoja ekipin. Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. U fokusova në atë që duhej të bëja”, tha fillimisht ai.
“Natyrisht ne kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe ata ndryshojnë mënyrën e gjuajtjes, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që kam ndihmuar skuadrën, të gjithë e kemi ndjerë se duhet të vazhdojmë të besojmë pas penalltisë – besuam deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Portugalia fitoi dje ndaj Sllovenisë pas penalltive 3-0, pasi 120 minutat lojë u mbyllën me rezultatin 0:0.