Ashtu siç e ka bërë zakon tashmë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka nxituar të “përfitojë” pak nga suksesi i kombëtares turke të futbollit, teksa i ka uruar përmes një telefonate për fitoren e arritur ndaj Austrisë, që i çon në çerekfinalet e Europianit.
Video e komunikimit të tij përmes celularit me teknikun italian të kombëtares turke, Vincenzo Montella dhe dy yjet e ekipit, Arda Guler e Baris Yilmaz është bërë virale në rrjet.
Erdogan i ka nisur urimet me Montella-n duke e falënderuar fillimisht në italisht trajnerin.
“Nuk munda të vij sepse këtu ka shumë punë shtetërore. Por unë po ju ndjek hap pas hapi. Sot isha me ju. Të përqafoj me gjithë zemër”, tha ai.
“Jam i sigurt për këtë, faleminderit”, ia ktheu Montella.
Më pas lideri turk zgjodhi të përshëndeste yllin 19-vjeçar të Real Madrid, Arda Güler, të cilin e përgëzoi për performancën e mbrëmshme.
“Të dy këndet e golave ishin madhështore. I the Merihut të merrte topin dhe të shënonte. Merihu vërtet bëri mrekulli në të dy golat, ai mori këndin dhe shënoi. Ti puth sytë“, i thha Erdogan djaloshit të talentuar.
Më pas një komunikim me talentin e Gallatasarait, Barış Alper Yılmaz, me të cilin kanë lindur në të njëjtin qytet.
“Si bashkatdhetar i imi, edhe unë prisja një gol nga ti. Do të ishte shumë më madhështore nëse do ta kishit shënuar golin“, i tha Erdogan sulmuesit, ndërsa ai iu përgjigj, duke thënë: “Shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës zoti President”.
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, #EURO2024 Son 16 turunda Avusturya’yı 2-1 yenerek çeyrek finale yükselen A Milli Futbol Takımı’nı telefonla arayarak tebrik etti.
TD Vincenzo Montella, milli futbolcular Arda Güler ve Barış Alper Yılmaz ile konuştu. pic.twitter.com/tPAj9hsR11
— Spor Arena (@sporarena) July 3, 2024