Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës është një prej më të mirëve këtë edicion në Euro 2024.
Xhaka është i gjashti në listën e publikuar nga UEFA, si lojtari që ka vrapuar më së shumti, shkruan LIG Sport
Lojtari i Bayer Leverkusenit gjatë katër ndeshjeve me fanellën “Helvetike” ka vrapuar 46.6 kilometra.
I pasi në këtë listë është futbollisti i Sllovenisë, Cerin me 51.2 kilometra, kurse pas tij vijnë lojtarët si: Lobotka (Sllovakia) me 50 kilometra distancë, Declan Rice (Anglia) me 49.2 kilometra, Kochorashvili (Gjeorgjia) me 48.4 kilometra dhe Pekarik (Sllovakia) me 47.3 kilometra.
Kujtojmë që në mesin e këtyre lojtarëve, vetëm Granit Xhakd dhe Declan Rice janë ata që kanë vazhduar deri në çerekfinale dhe mund të bëhen të parët me më së shumti kilometra të vrapuar.