Kombëtarja e Anglisë u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Zvicrën gjatë penalltive.
Në vazhdimin e dytë dhe në minutat e fundit, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte afër të shënonte një supergol, shkruan LIG Sport
Shaqiri bëri një goditje fantastike nga rivënja e këndit dhe gati sa nuk e befasoi portierin, Jordan Pickfordin.
Goditja e futbollistit “Helvetik” shkoi në shtyllë, duke dridhur “Tre Luanët”.
Kujtojmë që Zvicra eliminohet me kokën lartë, pasi zhvilloi një Euro 2024 fantastike, duke eliminuar kështu edhe kampionin aktual, Italinë.
📽️ – SHAQIRI HITS THE CROSSBAR FROM A CORNER!pic.twitter.com/BxstRgtdRk
— Football Report (@FootballReprt) July 6, 2024