Kombëtarja e Zvicrës u eliminua nga Euro 2024 pasi u mposht me penallti ndaj Anglisë.
Manuel Akanji ishte lojtari i vetëm që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë nga radhët e “Helvetikëve”, shkruan LIG Sport
Gjatë një interviste për Eurosport, Akanji tregoi se është i dëshpëruar që huqi penalltinë.
“Ndjehem sikur e kam zhgënjyer gjithë ekipin, gjithë shtetin tim.
“Unë u përpoqa të merrja përgjegjësinë dhe kisha një ndjenjë që do shënoja, por gjuajta në këndin e gabuar dhe gjuajta dobët dhe jo saktë”, tha Akanji
Mbrojtësi i Cityt mori shumë mbështetja nga gjithë lojtarët e Zvicrës, sepse jo të gjithë kishin guximin të godisnin i pari penalltinë.
🇨🇭💔 Akanji: “It feels like I let the team down and let the whole country down.”
“I tried to take responsibility and had a good feeling that I would score, but I shot in the wrong corner and I didn’t shoot it precise enough.” (Eurosport) pic.twitter.com/J1VKzUq2G2
— EuroFoot (@eurofootcom) July 7, 2024