Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore 2:1 ndaj Francës në gjysmëfinale duke u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2024.
Lamine Yamal, lojtari më i mirë i ndeshjes mbrëmë shënoi një gol dhe festoi në mënyrë interesante, shkruan LIG Sport
Ai tregoi arsyen pse festoi duke bërë gjestin me duar dhe duke thënë “Flisni tani”.
“Festa ime? Kjo ishte për një person që e njeh shumë mirë vetën”, u përgjigj Lamine Yamal.
Ndoshta një festim i tillë ishte pikërisht për mesfushorin e “Gjelave”, Andien Rabiot – i cili pas ndeshjes kishte deklaruar: Nëse Lamine dëshiron të luaj në finale, ai duhet të bëjë gjëra që s’i ka bërë asnjëherë.
E këto gjëra i bëri mbrëmë, pasi shënoi një eurogol nga distanca për të mposhtur portierin francez.
🎙️ Lamine Yamal: “My celebration? It was for the person who knows himself.”
🎙️ Adrien Rabiot before the semi-final: “If Lamine wants to play in the final, he will have to do more things than he has done so far.” pic.twitter.com/RjbFVZTgmK
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 10, 2024