Kombëtarja e Kolumbisë ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Uruguait në ndeshjen gjysmëfinale të Copa America.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lerma në minutën e 39’të, shkruan LIG Sport
Në minutën e 45’të të pjesës së parë, Kolumbia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Munoz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pjesa e dytë ishte e dominuar nga Uruguai, por nuk arritën të shënonin golin e barazimit.
Kështu, Kolumbia pas një kohe të gjatë siguron finalen e Copa America dhe më 15 korrik luajnë ndaj Argjentinës.