Ernest Muçi po i jep ‘dorën e fundit’ përgatitjeve për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar e ka ende të paqartë të ardhmen, me Aston Villën që ka shprehur shumë herë interesim.
Në një intervistë të fundit të dhën për “ASport”, është vetë Muçi i cili ka thënë se ka ëndërr të luajë në Premier League, duke i dërguar kështu sinjal klubit të Aston Villës.
“O Objektivi im i madh është që të luaj në Premier League dhe në Champions League. Ky është një objektiv personal që kam. Por do të bëj më të mirën për klubin tim, i cili ka investuar shumë te unë, para se këto gjëra të ndodhin, si dhe për tifozët të cilët më kanë pritur ngrohtësisht”, tha fillimisht ishi-i i Tiranës.
Por, pavarësisht zërave të merkatos, më tej Muçi tha se është i fokusuar për të bërë më të mirën te Besiktas dhe për t’i rënë në sy për mirë trajnerit të ri të gjigantit turk, Giovanni van Bronckhorst.
“Nuk kemi folur me trajnerin rreth pozicionit në të cilin do të luaj në sezonin e ri. Trajneri ynë është i fokusuar në aspektin fizik dhe taktik, më shumë se sa në çështjet individuale të lojtarëve. Unë kam besim të plotë se ai do të gjejë vendin më të përshtatshëm për mua.
Unë jam shumë i lumtur që do të luaj me lojtarë me cilësi shumë të lartë si Rafa Silva apo Ciro Immobile. Ata kanë luajtur në ekipet më të mira, kampionatet më të forta. E përfshij edhe Gabriel në këtë listë. Ata do të jenë një guidë jo vetëm për mua, por për të gjithë lojtarët e rinj”, tha më tej 23 vjeçari.
Sigurisht, intervistën e tij sulmuesi i Kombëtares e mbylli me disa fjalë për Euro 2024, kompeticion në të cilin ishte pjesë e kuqezinjve të Sylvinhos.
“Të isha në Europian ishte një ëndërr që kisha që fëmijë. Ishte një eksperiencë e pabesueshme. Unë do të kisha dashur të luaja më shumë, por ky ishte vendimi i trajnerit tonë”, mbylli fjalën e tij Muçi.
Ernest Muçi: Rafa Silva, Immobile ve Paulista kaliteli isimler. Kendileriyle oynamak harika olacak, onlarla beraber daha iyi bir takım olacağız.
— Kartal Analiz (@kartalanalizcom) July 14, 2024