Skuadra e Sparta Prague e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit të Republikës së Çekisë.
Sparta mposhti 2:1 FK Pardubicen në stadiumin “epet Arena”, shkruan LIG Sport
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Ermal Krasniqi, i cili debutoi me fanellën e klubit çek dhe luajti nga minuta e 61’të.
Krasniqi pati dy raste të mira për gol, por pikërisht ato janë pikat e dobëta të tij. Futbollisti kosovar edhe pse ishte vet me portier dështoi të shënonte, njëjtë vepronte edhe te Ballkani sa ishte pjesë e saj.
Te skuadra e Pragës u paraqit edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, kurse për Indrit Tucin nuk pati minuta.
Ermal Krasniqi në debutim te Sparta Praga pati dy raste të mira për gol
Posted by Jon Ajeti on Friday, July 19, 2024