Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani e nisi sezonin e ri në elitën e futbollit rumun në mënyrën më të mirë të mundshme.
Selmani shënoi një gol dhe bëri dy asiste në fitoren e Dinamo Bucurestit 4:1 ndaj Petrolulit, shkruan LIG Sport
🎥 Dinamo Bucuresti [3] – 0 Petrolul Ploiesti – Astrit Selmani '61https://t.co/6A8uZXPVJZ#SofaScore #DIN #PPL
— goals.zone (@goals_zone1) July 21, 2024
Për shkak të këtyre statistikave, Selmani është futur në formacionin më të mirë të javës në futbollin e Rumanisë.
Ai u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e njohur e statistikave, Sofa Score.