Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht me 26 korrik, por turneu i futbollit për këtë aktivitet ka nisur që sot, duke pasur parasysh kalendarin impenjativ që kërkon ditë pushimi mes ndeshjeve.
Dhe turneu i futbollit për meshkuj ka nisur me një surprizë të madhe.
Argjentina, e cila vlerësohej si pretendente kryesore për fitoren e medaljes së artë, është ndalur që në ndeshjen e hapjes së aktivitetit përballë Marokut.
ARGENTINA SCORE IN THE 90+16TH MINUTE TO EQUALISE 2-2 IN THE OLYMPICS 😱😱😱 pic.twitter.com/Nvsrf7N7mC
— CentreGoals. (@centregoals) July 24, 2024
Skuadra argjentinase kishte në gjirin e saj emra të njohur si Otamendi e Hulian Alvarez, por nuk ia ka dalë të mposhtë marokenët ku luanin titullarë Hakimi e Rahimi, me këtë të dytin që shënoi 2 golat në barazimin 2-2 mes skuadrave.
Argjentinasit e panë veten në disavantazh të dy golave, ndërsa më pas ia dolën që të barazonin në minutën e 16 shtesë të takimit, pasi goditën dy herë shtyllën e traversën para se të shtynin sferën në rrjetë.
Në fundin e ndeshjes, tifozët marokien u futën në fushë dhe tentuan t’i sulmonin lojtarët e Argjentinës.
🚨 Moroccan fans invaded the pitch and threw bottles to Argentine players after Argentina’s goal. They also set off fireworks near the Argentine bench.
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) July 24, 2024