Skuadra e Elfsborg ka pësuar humbje 1:2 ndaj Djurgarden në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit suedez.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi lojtari i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Besfort Zeneli, shkruan LIG Sport
Zeneli shënoi një gol të bukur pas një asisti nga Hult në minutën e 45’të.
Ky ishte goli i parë i Zenelit në kampionat me fanellën e ekipit të parë të Elfsborgut.
Kujtojmë që Besforti është vëllai i Arbër Zenelit, i cili u inkuadrua në lojë në minutat e fundit.
Besfort Zeneli 🇽🇰🇸🇪(2002) drew level !pic.twitter.com/MQVnggpvpU
— Football Report (@FootballReprt) July 28, 2024