Ekipet e Serie A mesa duket janë ‘dashuruar’ me portierët shqiptarë. Pasi Cagliari transferoi Alen Sherrin, një tjetër ekip italian tashmë është vënë në gjurmët e një portieri shqiptar.
Bëhet fjalë për Diant Ramajn. Portieri shqiptar që aktualisht aktivizohet me Ajax, nuk po merr minutat e dëshiruara në Holandë. Në këto kushte, Genoa është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e shqiptarit.
Me Martinez të cilin e shitën te Interi, Genoa e sheh Ramajn si përforcimin ideal për portën. Në krahun tjetër, Ajax është gati ta shesë portierin që ka luajtur për kombëtaren e moshave të Gjermanisë, por nuk do ta lërë të lirë për më pak se 20 milionë euro.
Pritet të shihet nëse ky operacion do të jetë i suksesshëm dhe a do të jetë Ramaj portieri i dytë shqiptar që i bashkohet kampionatit italian në këtë merkato verore.
🚨BREAKING
💣 #Genoa have initiated contacts with #Ajax for Diant #Ramaj!
📊 The 2001-born extreme defender played as a starter for most of the season with the Lancers.🗣️ @DiMarzio #Calciomercato #Transfers pic.twitter.com/C598AByTCu
— DCM (@DIRETTADCM) July 27, 2024