Skuadra e Sparta Prague është kualifikuar në rrethin tjetër të UEFA Champions League pasi mposhti 4:2 Shamrock Roversin.
Protagonistë të këtij dueli padyshim ishin futbollistët shqiptarë të klubit çek, shkruan LIG Sport
Fillimisht Qazim Laçi bëri një asist te goli i shënuar nga Ross në minutën e 41’të.
Më pas, Indrit Tuci realizoi supergol nga distanca në minutën e 71’të.
Sulmuesi shqiptar te goli asistin e pranoi nga lojtari i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi.
Krasniqi with the assist, Indrit Tuci with the goal! ⚽🇦🇱🇽🇰
Qazim Laçi also contributed an assist in the first half. pic.twitter.com/ZZPoFPTnEJ
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) July 30, 2024