Futbollisti i njohur shqiptar, që zgjodhi për ta përfaqësuar Belgjikën, Adnan Januzaj ka folur për herë të parë si futbollisti më i ri i Las Palmasit.
“Më pëlqen shumë mënyra se si luajnë me topin. Ngjason shumë me stilin tim të lojës. Mund të jetë një vit shumë i bukur dhe emocionues këtu”, u shpreh fillimisht Januzaj
Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Sevillas, Januzaj u transferua te Las Palmas në formë huazimi.
“Talenti nuk humbet kurrë dhe unë kam lindur me këtë. Unë me të vërtetë dua të jem në gjendje të luaj dhe të kem një vit të mirë këtu”
“Unë jam një lojtar që më pëlqen të luaj në çdo pozicion sulmues, majtas, djathtas dhe si 10-sh. Unë jam një lojtar i gjithanshëm. Ndihem rehat në çdo pozicion ku mund ta ndihmoj ekipin tim”, vazhdoi tutje lojtari me prejardhje nga Kosova
Adnan Januzaj ka pasur shumë probleme me Sevillan, skuadrën që e ka kartonin e tij të plotë.
“Këto janë gjëra që kanë ndodhur, por unë s’dua të flas për to tani. Po, do ta bëj në të ardhmen, kur të jetë koha. Së pari dua të flas në fushë, ku duhet bërë. Në të ardhmen i diskutojmë gjërat e tilla”.
🔴Adnan JANUZAJ, durante su presentación como jugador de la UD LAS PALMAS.
👀”Han PASADO COSAS, pero eso no lo voy a hablar ahora, lo HABLARÉ EN EL FUTURO”.
🔥”Primero VOY A HABLAR EN EL CAMPO, que es donde SE HABLAN LAS COSAS y luego en el futuro lo hablaré”.#ZonaMixta… pic.twitter.com/I5xR3aUAky
— Zona Mixta (@ZonaMixta__) July 30, 2024