Po raportohet se Ilir Daja mund të largohet nga Ballkani për shkak të rezultateve të dobëta në garat e UEFA-s.
Megjithatë në një postim të presidentit të klubit, Arsim Kabashi – tregohet çartë e ardhmja e trajnerit shqiptar, shkruan LIG Sport
Kabashi ka postuar një foto ku shihet së bashku me Dajën dhe ka vendosur dy emoj, luanin dhe mbretin.
Kujtojmë që skuadra nga Theranda pësoi humbje minimale 1:0 në ndeshjen e parë ndaj Larne në UEFA Conference League.