Një tjetër figurë e njohur e futbollit europian ka vlerësuar mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin.
Këtë herë bëhet fjalë për Fabio Capellon, që ka dhënë një koment pozitiv për mesfushorin kuqezi. Megjithatë Capello është ndalur edhe te pjesa e minutave të pakta që ka Asllani te zikaltërit.
“Mua më pëlqen Kristjan Asllani, por problemi për të është se në mesfushën e Interit janë të gjithë lojtarët e fortë. Aspekti më i rëndësishëm i këtij ekipi është shpirti i ekipit dhe nëse e ruajnë si në vitin e shkuar, do të bëjnë shumë hapa të rëndësishëm përpara”, tha Capello.
Kujtojmë që Asllani pati vetëm katër minuta në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A ndaj Genoas.