Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur.
Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve. Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën.
“Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj vendin tim!”, shkruan Zeka.