Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e parë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25 ndaj Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet Donat Rrudhani, shkruan LIG Sport
Rrudhani ka ftuar gjithë tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar ndeshjen dhe për të dhuruar spektakël si “lojtari i 12-të”.
“Ju presim të gjithëve në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë për ndeshjen e parë. Shpresojmë që do fitojmë të gjithë së bashku. Forca Kosova”, ka thënë lojtari kosovar
Kujtojmë që për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
View this post on Instagram