Federata e Futbollit të Kosovës vetëm pak orë më parë bëri të ditur përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arjanet Muric dhe Florent Muslija. Sipas njoftimit të FFK-së thuhej se lojtarët kanë thyer rregullat e vendosur nga Franco Foda, me këtë të fundit që ka marrë vendimin “drastik” ndaj tyre.
Nëpër media po përflitet se të 3 futbollistët kishin kaluar natën në diskotekë dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e përjashtimit të tyre nga Kosova. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Aron Muric, i cili i ka cilësuar të pavërteta këto aludime dhe se është i padrejtë largimi i tyre.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, ka theksuar gardiani “dardanë” për “Klan Kosovën”. Ndërkohë ndaj të 3 lojtarëve do të merret një vendim nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.