Kombëtarja e Kosovës u godit me një skandal gjatë ditës së sotme, ku treshja: Florent Muslija, Edon Zhegrova dhe Aro Muric u larguan nga grumbullimi shkaku i disiplinës.
Futbollisti i Lille përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim në lidhje me spekulimet se kjo treshe ishin në klub nate pas ndeshjes ndaj Rumanisë.
“Përshëndetje të gjithëve, lajme të pavërteta dhe pa fakte. Do flas së shpejti në fushë, shihemi. I lumtur që jam dardan”, ka shkruar Zhegrova në rrjetet sociale
Kujtojmë që Kosova tashmë është nisur për në Qipro, ku ditën e nesërme zhvillon ndeshjen e radhës në UEFA Nations League.