Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist.
25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Maëuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center, shkruan LIG Sport
Bakaj fitoi me nokaut në raundin e katërt duke treguar formën e tij fantastike në sportin e boksit.
Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.