E sotmja është një ditë e shënuar për Granit Xhakën teksa feston ditën e lindjes. Futbollisti i Bayer Leverkusen mbush 32 vite jetë dhe urimet nuk kanë ‘fund’ për të.
Por, një urim bën diferencën nga të tjerët teksa vjen nga vëllai i tij, Taulanti. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare emocionon me fjalët e tij duke falenderuar Zotin që ka një vëlla si ai.
“Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura”, shkruan Taulanti.