Milot Rashica është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë bëri një asist dhe fitoi një penallti në fitoren e Besiktasit, shkruan LIG Sport
Madje, Rashica luajti si mbrojtës i krahut të djathtë.
Në Sofascore, Rashica është vlerësuar me notën 8.4 dhe për herë të tretë me radhë futet në formacionin e javës në Superligë.
Për çudi, në këtë 11-she shihet edhe mbrojtësi, Fidan Aliti.