Futbollisti Edon Zhegrova po ndjehet krenar që e përfaqëson shtetin e Kosovës në futboll.
Zhegrova kështu u shpreh ndërsa foli ekskluzivisht për Klan Kosova.
”Unë jam gjithmonë krenar kur reprezentojë shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, u shpreh Zhegrova.
Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.