
Një super meç u zhvillua mbrëmë në Estadio Arkon në Meksikë mes Alvarez Saul i njohur si Canelo dhe John Ryder i njohur si Gorilla.
12 raunde fantastike me rrahje brutale nga dy boksierët dhe në fund Canelo arriti fitore me vendimin e gjyqtarëve, shkruan LIG Sport
Boksieri meksikan arriti të mbronte titujt e tij, WBC, WBO, WBA dhe IBF.
Meçi ishte pothuajse i barabartë, por Canelo arriti të fitonte me pikët: 118-109, 118-109 dhe 120-107.
Viva 🇲🇽#CaneloRyder pic.twitter.com/VDJjndp1yT
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) May 7, 2023
Më shumë se 50,000 tifozë panë teksa Canelo mbeti kampioni i padiskutueshëm i peshave të mesme të së shtunës mbrëma, në meçin e tij të parë në Meksikë që nga viti 2011.
Alvarez i theu hundën Ryder-it, duke shkuar drejt fitores në fund për të përmirësuar rekordin në 59-2-2.
“E godita shumë në kokë dhe ai nuk u dorëzua”, tha Canelo në ring pas përleshjes. “Unë e kam thënë gjithmonë, kur ata luftojnë me mua, japin 100 për qind, bëhet e ndërlikuar sepse zakonisht japin luftën e jetës së tyre”.
Highlights from #CaneloRyder | @autozone ▶️ pic.twitter.com/yHbIPnaRlA
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) May 7, 2023
JOHN RYDER HAS HEART! 🦍#CaneloRyder is LIVE on DAZN PPV in the US and Canada and available as part of your regular subscription in selected territories. pic.twitter.com/56BgtRiRMd
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) May 7, 2023